Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alpha Bank Albania inauguron degë të re në Durrës: Dega Taulantia

Shkruar nga Newsbomb
Alpha Bank Albania inauguron degë të re në Durrës: Dega

Më 4 mars 2019, Alpha Bank Albania inauguroi degën e saj të re, Dega Taulantia, e dyta në qytetin e Durrësit, në një ceremoni me pjesëmarrje të shumtë të partnerëve të biznesit, autoriteteve lokale dhe bashkëpunëtorëve të Degës Durrës.

 

Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania tha: “Ne synojmë të forcojmë më tej marrëdhënien tonë me klientët e Durrësit, bazuar në besim të ndërsjelltë dhe të përqendruar në ofrimin e shërbimeve financiare të personalizuara, që mbulojnë plotësisht nevojat në rritje të tyre, si dhe përmbushin pritshmëritë e tyre”.

Në Alpha Bank Albania, ne i shohim klientët si partnerë biznesi të vlerësuar dhe të besuar. Ndërlidhja e veprimeve tona të përditshme, me kërkesat dhe nevojat e biznesit të tyre si dhe synimeve të zhvillimit, është çelës për një të ardhme të suksesshme.

Alpha Bank Albania ka tashmë 19 vite prezencë në Durrës. Përgjatë kësaj periudhe, Banka ka vendosur marrëdhënie të forta me më shumë se 17 500 klientë individë dhe rreth 1 200 klientë biznesi. Z. Papanastasiou tha se: “Me degën e dytë në Durrës, Alpha Bank Albania do t’u përgjigjet një numri më të madh klientësh, duke ruajtur, njëkohësisht, të njëjtën cilësi të lartë shërbimesh, përkushtimi dhe vijimësie, që ka treguar përgjatë gjithë këtyre viteve”.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh për biznesin bankar me pakicë dhe shumicë, për biznesin e vogël dhe të mesëm si dhe për korporatat, nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 50 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe më shumë se 1 200 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll