Një vajzë e re ka kërkuar ndihmën e policisë pasi një person i moshuar e përndiqte.
Me marrjen e telefonatës së vajzës e cila kërkonte ndihmë, efektivët e komisariatit nr. 4, i vihen në ndihmë vajzës në zonën e Freskut ndërsa aty disa qytetarë e kishin kapur burrin e moshuar duke pritur mbërritjen e patrullës. E gjithë ngjarja është publikuar nga emisioni 112 në Report Tv.
Pas mbërritjes efektivët kryejnë shoqërimin e burrit i cili refuzon të shkojë në komisariat por dy efektivët e marrin me forcë duke e kapur nga të dyja krahët. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një sasi e madhe prezervativësh dhe viagrash. Ai është proceduar penalisht ndërsa rrezikon dënimin me burg nga 6 muaj deri në 4 vite.