Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Alo policia, të shëna me armë zjarri në fshat”, 14 vjeçari “terrorizon” banorët në Kurbin, arrestohet pas pak orësh

Shkruar nga Newsbomb
“Alo policia, të shëna me armë zjarri në fshat”,

Një 14 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kanë qenë banorët e Kurbinit të cilët kanë njoftuar policinë se shtetasi me iniciale D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, ka qëlluar me automatik në ajër.

Më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, tip automatik.

Njoftimi i policisë:

Kurbin Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu