Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Alo, njëri po shpërndan drogë”, Shqiponjat “blindojnë” Lezhën me postblloqe pas informacioneve operative: Arrestojnë 23 vjeçarin me hashash në makinë

Shkruar nga Newsbomb
“Alo, njëri po shpërndan drogë”, Shqiponjat

Kejvin Gjetja 23 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës dhe Forcat Shqiponja, pas një informacioneve të marra në rrugë operative se i riu shpërndante doza hashashi në qytet, raporton newsbomb.al.

Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas, janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i M+", është ndaluar mjeti i  dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nga Shqiponjat, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Kështu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kejvin Gjetja 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu