Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

“Alo, njëri po bën manovra te “Dritan Hoxha”, Rrugorët e Tiranës i vihen në ndjekje të riut me Mercedes, ai shton shpejtësinë dhe bën aksident (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 35 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi qytetarët kanë marrë sallën operative dhe kanë njoftuar se një shofer me Mercedes po bënte manovra të rrezikshme. Menjëherë patrulla e ka identifikuar dhe i është vënë në ndjekje.

Rrugorët e kryeqytetit, u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje, dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.


Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img