Hapësire reklamuese

Politikë

Alma Kaçi: Abedin Oruçi më mori videon me forcë

Shkruar nga Newsbomb
Alma Kaçi: Abedin Oruçi më mori videon me forcë

Alma Kaçi emri i të cilës u lakua shumë nga mediat pas publikimit të video-skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, ka folur për “Euronews” ku dh aka bërë me dije se në zyrën e tij nuk kishte shkuar për të përfituar tender, por për të demaskuar atë. Sipas Kaçit, ajo shkoi në zyrën e Gjicit për të emision investigative.

 “Kam shkuar për një emision investigativ. Nuk ka qenë vetëm pjesa e tenderave, por për abuzimin në zyrë. Si e përdorte kryetari zyrën. Tenderi ishte thjesht një fabul. Si mund ta merrja unë tenderin? Unë u pezantova me mbiemër tjetër”, ka thënë ajo.

E pyetur më tej se përse materialin filmik ia ka dhënë Abedin Oruçit, Kaçi tha se ky i fundit ia kishte marrë me forcë.

LEXO EDHE: Alma Kaçi ndryshon mendje: Zoti Gjici është i pafajshëm

 “Unë ia kam dhënë se doja të shikonim bashkërisht materialin që kisha arritur të filmoja. Më pas ai ma ka marrë kartën me forcë”, tha ajo ndër të tjera.

Më herët, në disa përgjime të zbardhura nga SPAK, Kaçi është shprehur e bindur se pamjet filmike  i ka shpërndarë personi me emrin Abedin, ku dyshohet se bëhet fjalë për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi i cili sipas saj ka një përplasje të vjetër me Safet Gjicin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese