Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
18 °
Die
17 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Alketa Vejsiu komenton veprimin e Robert Aliajt: Kontrata juridike dhe morale ia ndalon largimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prezantuesja e show-t “Dance with me” ka komentuar për Newsbomb.al veprimin e anëtarit të jurisë Robert Aliaj, i i cili mbrëmjen e djeshme braktisi sallën ku zhvillohej eventi, për ta ndjekur atë nga një zyrë e televizionit.

Moderatorja e njohur theksoi se Aliaj nuk mund të largohet nga shfaqja për shkak se ka lidhur një kontratë me produksionin.

“Roberti është Roberti, ‘mbreti i dramës’, por nuk ka ikur se është në kontratë juridike dhe morale”, ka thënë Vejsiu për Newsbomb.al.

E pyetur nëse Aliaj do të pranojë dyshen Sejfulla Myftari (Cekja)-Markela Dede si kërcimtarë, për të cilët ai shfaqi të gjithë revoltën duke u larguar nga studio, Alketa thekson se asgjë nuk do të ndryshojë nga spektakli.

“Show vazhdon, show must go on. Roberti është talent. Ka një autoironi që i bën mirë televizionit të sheqerosur shqiptar dhe është magnet për mediat. Show i tij është show ynë”, shprehet Alketa.

Lexo edhe: “S’ duroj dot të tillë estradë”, Robert Aliaj “braktis” live spektaklin “Dance with me”

Më shumë




spot_img








spot_img