Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alizoti denoncon nga Berati: Kanë rrahur një vëzhgues të PD-së, Blendi Klosi të tërheqë zagarët e tij

Shkruar nga Newsbomb
Alizoti denoncon nga Berati: Kanë rrahur një vëzhgues të

Kryesuesi i listës së qarkut të Beratit për Partinë Demokratike, Tomor Alizoti ka bërë një deklaratë të fortë për procesin e zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar për mediat se një vëzhgues i Partisë Demokratike është dhunuar fizikisht.

Ai i ka bërë thirrje drejtuesit të PS-së në Berat, Blendi Klosi që "të tërheqë zagarët e tij", se do të përmbajë përgjegjësi edhe ai si ata.

 “Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar. Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni nëse keni humbur keni humbur, pranojeni",- ka thënë Alizoti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll