Hapësire reklamuese

Ekonomi

Alitalia, linja ajrore në grevë, anulohen mbi 150 fluturime, situatë kaotike me pasagjerët

Shkruar nga Newsbomb

Një ditë jo normale për pasagjerët e Alitalia dhe Meridiana, me personelin e dy kompanive në grevë dhe rreth 150 fluturime të anuluara. 

Sindikalistët e Alitalias kanë kërkuar që CEO i kompanisë të dalë dhe të flasë me ta. Administratori i deleguar, Cramer Ball ka shkruar një letër keqardhjeje për pasagjerët për këto keqkuptime. Sipas tij, greva ka filluar pasi është marrë vendimi për të hequr disa privilegje për stafin, në një linjë me kompanitë e tjerë ajrore në Evropë por edhe në botë. Letra përfundon me shprehjen që klientët tanë do të jenë gjithmonë të parët.

Alitalia ka anuluar 142 fluturime dhe që nga e premtja ka skeduluar edhe fluturime të tjera që prekeshin nga greva. CEO i kishte shkruar punonjësve të stafit për të mos dëmtuar klientët dhe për të mos goditur biznesin e Alitalia.

Ndërkohë sindikalistët pretendojnë se Alitalia nuk ka kthyer përgjigje për kërkesat e tyre. Edhe ata kërkojnë falje por deklarojnë se nuk kanë pasur alternativë tjetër që kur kërkesa e tyre për bisedime nuk është pranuar. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll