Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Alimehmeti përballë Veliajt? Abilekaj: Emri i mjekut është diskutuar, por nuk do Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emri i mjekut Ilir Alimehmeti është diskutuar si kandidat i mundshëm i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kështu shprehet gazetari Enton Abilekaj, teksa sfidon Partinë e Lirisë të përgënjeshtrojë faktin se Ilir Meta nuk e do këtë emër.

“Kam një informacion që ftoj Partinë e Lirisë ta përgënjeshtrojë. Është diskutuar Alimehmeti, por ata hezitojnë sepse duan kandidat shumë politik. Ata po hezitojnë. Ndoshta duan Belind Këlliçin, po them një emër… Nëse është kështu, anëtarësia e PL do të votojë kandidatin shumë politik.

Kandidatët partiakë, njerëzit nuk duan ti shohin më me sy. Pastaj Tirana e qeverisur nga një kryetar që ka shkatërruar çdo sens social të këtij qyteti dhe e ka rrënuar totalisht. Rinia pi hashash, nuk kanë ku dalin.  Alimehmeti ka një histori politike familjare. Babai i tij ka kandiduar në Durrës dhe i kanë vjedhur votat. Ai ka studiuar jashtë. Ka shërbyer si mjek.

Kemi personazh totalisht të kundërt të gjithë klasës politike. Personazh që vjen nga jashtë dhe është angazhuar këtu, ka patur angazhim publik shumë pozitiv, në shërbim të qytetarëve. Për mua, ky është e kundërta e Veliajt”, është shprehur gazetari në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Më shumë




spot_img








spot_img