Hapësire reklamuese

Politikë

Alibeaj ZBULON kush e ka përgjuar Agron Xhafajn: Nuk është as polic as Albert Veliu, është gazetar...

Shkruar nga Newsbomb

Enkelejd Alibeaj rrëfeu autorësinë e audio-përgjimit të bërë Agron Xhafajt.

Alibeaj pranon se përgjimi nuk është bërë nga Albert Veliu, por nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte në Top Channel.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Mes qëndrimit të prerë të Partisë Demokratike se audo-përgjimi që ajo publikoi për Agron Xhafajn dhe qëndrimit po aq të prerë të Partisë Socialiste, që thotë se bëhet fjalë për një skenar mafioz ka një masë të madhe shqiptarësh që janë në mëdyshje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu