Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, pas përfundimit të mbledhjes jashtë ambienteve të selisë blu është shprehur i prerë se ditën e nesërme në Konferencën e Kryetarëve nuk do të ketë negociata,
Lidhur me draftin për zgjedhjen e Presidentit të vendit, Alibeaj tha se do u jepet mudnësia edhe atyre deputetëve të cilët ende nuk kanë dhënë mendimin e tyre për zgjedhjen e zëvëndësuesit të Ilir Metës.
“Ta sqaroj, sepse kjo nesër nuk është negociatë, nuk ka për të pasur negociatë. Nesër është thjesht Konferenca e Krryetarëve, ku Kryetari i Gruput Parlamentar merr pjesë. Nesër ka thjesht konferencë kryetarësh, nuk ka lidhje negociatash.
Të gjithë deputetët kanë listuar se si imagjinojnë ata Presidentin, duhet një proces i mirëkonsultuar për këdo. Secili nga ata deputetët ishte në mënyrën tonë, për të plotësuar kriteret. Duhet të jetë President i Shqiptarëve dhe që të jetë ky president atëhere duhet të përfshihen të gjithë. Ne po japim opinionin tonë, të bërë transparent se si do duhet të profilizohet President i Republikës. Ky draft do të kalohet edhe te deputetët e tjerë të cilët nuk e patën të mundur të japin opinionin e tyre fizikisht. Do u jepet edhe atyre që kanë një tjetër opinion, do u jepet të gjithëve që të japin opinionin e tyre, aleatëve.
Janë 40 deputetë që kanë dalë nga PD dhe do të japin opinionin e tyre nga kjo sigël. Do u jepet të gjithë deputetëve që ata të japin mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje”, tha Alibeaj.