Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Alibeaj tha se PS do të pengojë Komisionin, reagon Gogu: Kryetari ka shkelur rregulloren, propozuam që mbledhja të mbahej nesër

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Enkelejd Alibeaj, kryetar i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi sot se socialistët nuk kishin marrë pjesë në mbledhje dhe nuk kishin dhënë arsye. Por, menjëherë ka ardhur dhe reagimi i nënkryetarit Toni Gogu, i cili thotë se Alibeaj ka shkelur rregulloren.

Sipas Gogut, socialistët u kanë propozuar kolegëve të PD në Komision që mbledhja të mbahej nesër, ditën e enjte, ndërkohë që Alibeaj doli në media dhe tha se mbledhja do të jetë të premten.

Përgjigja e Toni Gogut:

Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni.

Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte.

Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunikojmë, të debatojmë, e te vendosim sebashku në frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img