Hapësire reklamuese

Politikë

Alibeaj tha se është kryetari i PD-së, Berisha: Një mjeran i keqpërdorur nga Edi Rama, vendimi i tij për deputetët s’ka vlerë

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj tha se është kryetari i PD-së, Berisha: Një mjeran i

Ish-kryeministri Sali Berisha, e quajti si të pavlerë vendimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga ky grup.

Berisha tha se Alibeaj është një “mjeran” i keqpërdorur nga Edi Rama. Sa i përket çështjes për statutin e PD-së, Berisha u shpreh se Gjykata ka vendosur për Partinë Demokratike dhe ai vendim duhet të regjistrohet në regjistrin e partive politike.

“Zero vlerë. Shiko, gjykata e këtij vendi ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë nuk ka vend që ai vendim nuk rregjistrohet në regjistër përveç se në Tiranë me urdhër të Edi Ramës. Ai është vendim përfundimtar dhe regjistrohet automatikisht në regjistër. Ai është ligjit që kur shoqëritë kanë vendosur që shoqatat dhe partitë ti regjistrojnë në gjykatë, të jenë të lira dhe jo nëpër ministrira.

Ky është dallim mes vendeve të lira dhe jodemokratike. Në vendet jodemokratike, regjistrohen në ministri e jo në gjykatë, kurse në vendet e lira shoqatat dhe partitë regjistrohen në gjykatë. Kaq është kjo. Gjithçka është në shkelje të çdo ligji, rregulli është një përpjekje e Ramës për të asgjësuar PD dhe pluralizmin. Është një armik i egër i kësaj partie dhe pluralizmit. Jo zotëri, gjykata ka vendosur, ai vendim kurrë nuk mund të ndalohet për t’u regjistruar.

Nuk ka asnjë lidhje me janarin e vitit të kaluar. Alibeaj është një mjeran i keqpërdorur deri në palcë nga Rama dhe e dirigjon në mënyrën më të neveritshme në çdo seancë, Taulant Balla. Kaq. Nuk ja vlen të flasim për këtë. Ai është përdorur prej tyre në çdo rast”, tha Berisha për “Çim Peka Live”

Ndërkohë, ditën e sotme Enkelejd Alibeaj reagoi për herë të parë lidhur me komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi i 4 deputetëve të PD-së, Tritan Shehut, Agron Shehajt, Oerd Bylykbashit dhe Belind Këlliçit.

Nga Saranda, aty ku dhe zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, ai tha se është drejtues i PD-së pas shkëputjes së Lulzim Bashës.

Alibeaj theksoi se pas largimit të ish-kryetarit ai është përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur  të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.

LEXO EDHE: Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi i PD, Alibeaj: Pas ikjes së Bashës, unë jam kryetari! Jam përfaqësuesi i të gjithë demokratëve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu