Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
29 °
Enj
25 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Takim me zyrtarët e Rumanisë, ja deputet që ishin në krah të Alibeajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj bën me dije se ka zhvilluar një takim me një përfaqësi nga Komisioni i  Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean.

Në foton e publikuar nga Alibeaj shihet se në takim ka marrë deputeten Orjola Pampuri, Krishnik Collakun, Ilda Dhorin, Seladin Jakupllarin si dhe këshilltarin ligjor të Partisë Demokratike, Marash Logu.

Bëhet me dije se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë e rëndësishme.

“Patëm kënaqësinë si përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të presim në një takim me një përfaqësi nga Komisioni i  Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.

Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO.

Ndaj interesit të kolegëve rumunë rreth respektimit te lirive dhe te drejtave të minoriteteve, posaçërisht atij arumun, theksova se një nga vlerat dalluese të shoqërise shqiptare është bashkëjetesa dhe vlerësimi dinjitoz i minoriteteve të ilat në Shqipëri janë ndjerë si në vendin e tyre me të drejta të plota. Historia është dëshmitare e këtij virtyti.

Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë” shkruan Alibeaj në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img