Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Alibeaj takim me strukturat dhe qytetarët në Elbasan, diskutime mbi reformën territoriale

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me qytetarët e Elbasanit dhe përfaqësieut e grupeve politike, për të diskutuar për qëndrimin mbi Reformën Administrative-Territoriale.

Në një postim në Facebook, deputeti demokrat thotë se qytetarët e këtij qarku janë lënë në harresë nga qeveria, ku thekson se banorët taksohen për kilometra të tërë pa marrë asnjë shërbim bazë.  Alibeaj thote se së bashku me kolegët do të përcjellin në Kuvend një reformë që iu shërbe qytetarëve.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Me qytetarë, grupe interesi dhe përfaqësues politikë në qarkun e Elbasanit, për të diskutuar për qëndrimin tonë mbi Reformën Administrative-Territoriale.

Mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve, diskriminimi i zonave periferike dhe rurale, shndërrimi i bashkive në agjenci punësimi elektoral, paratë e qytetarëve që shkojnë për tendera korruptivë për bandën kriminale lokale apo oligarkun e radhës të lidhur me pushtetin e Tiranës, biznesi i vogël i kërrusur nga taksa e tarifa pa fund, në qepenat e mbyllur të të cilëve vendoset lajmërimi mortor “jepet me qera”, prodhimi bio bujqësor i sfiduar keqas nga ai importit, banorë të fshatrave që taksohen për gjelbërim (!), e që iu duhen kilometra të tëra për të marrë një shërbim elementar në qytet, infrastruktura rurale që prej vitesh nuk njeh asnjë investim, lidhjet historike dhe tradicionale të goditura nga bashkimet artificiale të territoreve, e mbi të gjitha përralla e bukur e 2014 për “administrimin vetëqeverisës” dhe “demokraci lokale” është kthyer në makth dhe barrë torturuese për njerëzit. Ky është bilanci dëshpërues i “Reformës territoriale-elektorale” të 2014.

Për qytetarët e lënë në harresë të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Peqinit, Belshit, Cërrikut, Elbasanit, kërkohen ndryshime që të jenë funksionale, të tejkalojnë interesat politike, të ruajnë identitetin, traditën, historinë, ndjesinë e brendshme të lidhjeve komunitare, dhe të ringjallin koshiencën e humbur të të qeverisurit nga vetë njerëzit!

Së bashku me kolegët Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja, në Komision e pastaj në Kuvend, do përcjellim e mbështesim një reformë që vjen nga qytetarët e iu shërben qytetarëve!


Më shumë