Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Alibeaj shmang një ‘8 Janar’ të dytë, gjen “strehën” e re të Partisë Demokratike pas regjistrimit në zgjedhje

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka gjetur një “strehë” të re pas regjistrimit nga ana e KQZ në zgjedhjet e 14 Majit.

E për të shmangur një 8 Janar të dytë, ku pati përplasje mes grupit të tij dhe atij të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu, Alibeaj është zhvendosur pranë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Në zyrat e reja është vendosur logoja e Partisë Demokratike, ndërsa punimet kanë përfunduar.

Kryetari i komanduar ka njoftuar të gjitha institucionet publike për adresën e re, të cilën e ka dërguar dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Angazhimin zyrtar në ambientet e reja, Alibeaj pritet ta nisë ditën e hënë duke mbledhur grupin parlamentar.


Më shumë