Hapësire reklamuese

Politikë

Alibeaj pyet kolegët e Rithemelimit: Beteja e rreme mbaroi, ç'fituat që u kthyet?!

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj pyet kolegët e Rithemelimit: Beteja e rreme mbaroi,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të hënë, lidhur me rikthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe marrëveshjen e dakordësuar mes mazhorancës dhe grupit opozitar të Rithemelimit.

Ai e quan kaosin e tyre 5 mujor një "betejë të rreme" nga e cila nuk kanë fituar asgjë dhe sot janë detyruar të rikthehen në Parlament, duke marrë pjesë në komisionet parlamentare.

"Tashmë që beteja e rreme në Parlament mori fund dhe që normaliteti u rikthye për të cilin marrë shkas dhe ta përshëndes, sepse një parlament normal është në dobi të qytetarëve, çdokush me të drejtë kërkon të dijë se çfarë u fitua në këto 5 muaj beteje të rreme. Cili është bilanci?", u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ai thotë se opozita ka humbur atë që ka qenë garancia më e madhe e saj, e drejta e vetos për t’i vendos një kufizim mazhorancës që mos të kalojë ligje të rëndësishme, e sidomos reformën zgjedhore në mënyrë të njëanshme, duke peshkuar vota opozitare.

"E së pari bilanci duhet bërë duke iu drejtuar jetës parlamentare. Tashmë nga kjo marrëveshje ende okulte, ajo se çfarë di publiku është fakti që janë marrë një apo dy komisione hetimore, interesi publik i të cilëve duket që nuk është ai që publiku kërkon. Pra nuk drejtohen drejtpërdrejtë kundër Edi Ramës.

Së dyti, komisione hetimore të cilat vazhdojnë me një ligj të bërë nga Edi Rama, me rregulla të përcaktuar nga Edi Rama.

Së treti, e sakrifikuara e madhe është reforma zgjedhore. Siç edhe në media është thënë, ndoshta dhe me krenari nga përfaqësuesit e mazhorancës, arritja e parë e hidhur më e madhe e kësaj marrëveshje hipokrite, e kësaj beteje të rreme është pikërisht, sakrifikimi i reformës zgjedhore. E në fakt për opozitën ka një kosto të madhe", tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese