Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Alibeaj propozoi draftin me kritere, Gjekmarkaj: Ne kemi detyrim të japim kandidatin tonë, kemi emra dinjitozë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë mbledhjes së Konferencës së Krytarëve, është shprehur se opozita e ka detyrim moral që të paraqesë emrat për kandidat për president, duke dalë kundër kështu ndaj Enkelejd Alibeajt i cili dorëzoi draftin me kritere.

Sipas tij, kjo përmblidhet në emra konkretë, burra dhe gra që i kanë shërbyer Shqipërisë këto 30 vite dhe se e djathta ka emra dinjitozë për të propozuar, emra pas të cilëve fshihen kritere dhe cilësi.

Ai u shpreh se mazhoranca ka të drejtë të prezantojë presidentin e ri mirëpo ka disa probleme, duke i rradhitur që nga raportet e DASH dhe OSBE-ODIR e deri te rrestimi i disa deputetëve socialist.

“Unë nuk pretendoj shumë se di të bëj politikë, por pretendoj paksa që di ta lexoj atë nga një sërë profesionesh që vërtiten rreth politikës. Në optikën time ky është procesi më i çuditshëm i zgjedhjes së Presidentit. Është një proces për të cilin flasim të gjithë dhe në të njëjtën kohë nuk ka proces. Unë besoj shumë që Procesi është në kokën e një individi, i cili prej natyrës për t’u argëtuar mendon se mund të argëtohet me shpenzimet e shoqërisë, të opozitës dhe të tjerëve, por është e drejta e gjithsecilit të bëjë zgjedhjet e veta. Po e filloj fjalën time nga ajo që z. Balla tha dje para mediave. A ka të drejtë maxhoranca të propozojë Presidentin e Republikës? Sigurisht që ka.

Çdo maxhorancë do ta kishte këtë të drejtë për ta propozuar sepse ka numrat dhe përgjegjësinë. Por kjo maxhorancë ka disa probleme, ka probleme me çështjen e zgjedhjeve, në raportet e DASH dhe OSBE/ODIHR dhe ka probleme me disa mandate, ku një pjesë e vogël, shpresoj të mos jenë shumë ka përfunduar dhe në qeli. Ana tjetër është mbingarkesa që kjo maxhorancë ka në pushtet. Ka totalitetin e institucioneve të vendit.

Shefi i maxhorancës, kryeministri Rama ka folur për një mundësi bashkëpunimi me opozitën për t’u përfshirë të gjithë në një proces. Nuk e kam kuptuar deri ku shkon oferta e kryeministrit për t’u përfshirë opozita në procesin e zgjedhjes së presidentit. Sa kryeministri e dëshiron opozitën pjesë të procesit. Nga ana tjetër duke lexuar aktet brenda grupit tuaj parlamentar që janë publike, ai përcaktoi një komision për të caktuar identikitin e Presidentit të Republikës, deputetët bënë propozime me zarfa dhe me e-maile. Në fund iu tha që nuk do jetë nga politika, nga grupi parlamentar i PS-së. Në një farë mënyre kjo është fyerje dhe për grupin parlamentar të PS-së sepse në instancë të fundit unë dua një president politik. Edhe në qoftë se ju merrni përgjegjësinë për ta zgjedhur të vetëm, së paku zgjidhni një personalitet politik të PS-së sepse loja me figurina që vijnë nga jashtë për të bërë shashka mediatike nuk i shërbejnë as vendit, as institucioneve dhe nuk i bëjnë nder as institucionit të Kreut të Shtetit. Për sa i përket rolit të opozitës në këtë histori, unë kam pasur qëndrimet e mia brenda opozitës.

Jam deklaruar që opozita ka detyrimin përballë shqiptarëve të nxjerrë emra për President. E djathta shqiptare ka emra dinjitozë sepse pas çdo emri fshihen dhe kritere dhe cilësi. Pavarësisht se qeveria i merr apo s’i merr parasysh. Opozita ka detyrimin moral t’i japë një kandidat alternativ vendit për president. Kjo përmblidhet në emra konkretë, burra dhe gra që i kanë shërbyer Shqipërisë këto 30 vite. Nëse ju jeni të sinqertë në ato që keni deklaruar që opozita duhet të ketë rol në këtë proces, ose do të mirëprisnit emra nga opozita, ne do ishim të gatshëm ta shihnim vetveten dhe të rindërtonim një strategji të vërtetë komunikimi me ju duke propozuar dhe emra. Por nëse këtë e keni gjethe fiku na e kurseni dhe zgjidheni vetë.”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img