Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Alibeaj prezanton kandidatin për Bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj: Është i duhuri, e ka treguar veten me punën e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj për zgjedhjet vendore 2023.

Në fjalën e tij Alibeaj tha se Kapllanaj është figura që i duhet sot Mallakastrës sepse sipas tij, e ka treguar veten me punën që ka bërë gjatë kohës që ka pasur drejtimin e kësaj bashkie, ndërsa theksoi se nuk diferenconte as të majtë e as të djathtë.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”.

Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Deputeti Alibeaj iu përgjigj nga Mallakastra edhe kreut të PD-së, Sali Berisha i cili sot paradite gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij “bukëshkalë”.

“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Më shumë


spot_img









spot_img