Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj pas takimit me ambasadoren Kim: Ja çfarë u diskutua

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj pas takimit me ambasadoren Kim: Ja çfarë u diskutua

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Alibeaj shkruan se me Kim biseduan për sezonin e ri parlamentar, për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ndër të tjera ai shkruan se e ka falenderuar Kim dhe SHBA për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.

Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës” shkruan Alibeaj në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll