Dështimi io raundit të parë për zgjedhjen e PResidëentit të ri është diskutuar në Komisionin e Ligjeve, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka fajësuar mazhorancën që ende nuk ka një emër për Presidentin e ri.
Por nuk ka qenë i këtij mendimi opozitari tjetër Fatmir Mediu, i cili është shprehur se opozita duhet të gjejë në fillim konsensusin brenda vetes, pastaj të vijë me emra konkretë dhe t’i lërë retorikat.
“Opozita të gjejë brenda vetes konsensusin që plotësojnë ato kritere të përbashkëta, të diskutojmë për emra konkretë, ti lëmë retorikat, ka ky vend njerëz brenda dhe jashtë politikës, të denjë për këtë post. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit që bëjmë në këtë komision”, tha Mediu.