Hapësire reklamuese

Politikë

Alibeaj flet për shkarkimin e Bashës: Referendum në bilardo, me shifra të rreme! Unë e di çfarë ka ndodhur, por nuk e tregoj...

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj flet për shkarkimin e Bashës: Referendum në bilardo, me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur mbrëmjen e sotme për referendumin që u zhvillua për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ai e quajti "referendum në bilardo", teksa shtoi se shifrat janë të rreme. Alibeaj u shpreh se e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur në disa degë, por nuk e tregoi publikisht për të rusjtur cipën e fundit të demokratëve.

“Kjo është fryma e PD? Kjo e bën këtë parti më të bashkuar dhe më të hapur? Referendum në bilardo, referendum me shifra të rreme. Të paktën për disa degë, unë e di se çfarë ka ndodhur, por nuk dua ta tregoj publikisht pasi dua të ruaj cipën e fundit të demokratëve. Kjo pastaj nuk mund të përdoret si një alibi që më 5 janar të mësyjmë te selia e PD.

Sjellja tjetër është kjo: Selia e PD është e të gjithë demokratëve. Ka vetëm një qasje, ne jemi PD dhe synimi ynë është të vijmë një orë e më parë në qeverisje dhe për ta bërë këtë, ne na duhen aleatë. Ne nuk e kemi luksin për të mos pasur në krah një aleatët si SHBA, që e ka bërë të qartë që nuk ka shans, zero, për PD që të vijë në qeverisje nëse nuk do të ndërmerrte atë akt të detyruar që u mor në shtator”, tha Alibeaj në A2CNN.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll