Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku disktuan në Kryesinë e Kuvendit, në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Ai tha se ditën e nesërme salla ku do të mblidhet konferenca e Kryetarëve do të jetë e hapur për të gjithë ku mund të diskutojnë për emrin e presidentit të ri.
Sipas Alibeajt, transparenca ilaçi më i mirë kundër pazareve.
Alibeaj: Ne kemi bërë prozpozimin tonë, rregullat e para, pastaj emrat. E kemi thënë propozimin ta kemi ne. Rendja pas emrave pa vendosur disa rregulla, e bën procesin jo serioz. Transparenca ilaçi më i mirë kundër pazareve.
Gjërat të diskutohen hap pas hapi, jo me shpejtësi. Nesër ajo sallë është e hapur për këdo që do të diskutojë në sy të publikut, edhe Mediu dhe Doda kanë të drejtën e tyre për të diskutuar në sytë e publikut për atë.
Çdo kush ka patur mundësi që të japë kontributin e vet. kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin.