Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Alibeaj flet pas mbledhjes së Komisionit: Vazhduam me kërkesën për të hetuar patronazhistët, por administrata ndërpreu sinjalin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj deklaroi se maxhoranca bojkotoi mbledhjen për herë të tretë pa shkaka dhe aryse.

Në një deklaratë për mediet ai tha se mbledhja nisi me kërkesën për të hetuar veprimtarinë anti-ligjore të patronazhistëve. Por sipas tij administrata ndërhyri, duke ndërprerë sinjalin e transmetimit.

“Ata u larguan në mënyrë të befasishme. Kjo hera e tretë që maxhoranca bojkoton mbledhjen pa arsye, pa shkak. është strategjia e tyre për të bokotuar. Vazhduam me atë që ishte kërkesa e tyre, kërkesa për të hetuar veprimtarinë e patronazhistëve e cila bie në kundërshtim me ligjin.

Sot Komisioni ka kryer në terr punën e tyre dhe administrata ndërhyri për të ndërprerë transmetimin. Ata votuan kundër rregullores dhe u larguan. Bardhi paraqiti se çfarë ka ndodhur me patronazhistët. Ata nuk duan që të thirren dhe të merren të dhëna për patronazhistët. Këta nuk duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar shtetasi Edi Rama”, shpreh Alibeaj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img