Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Alibeaj: E kam treguar që kam aftësi vendimarrëse dhe befasuese

Lajme të ngjashëm

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë.

Alibeaj tha se përgjatë gjithë karrierës së tij politike e cila nuk është e pakët, ka treguar se ka aftësi vendimarrëse dhe befasuese.

Ai theksoi se vendimet si kryetari i komanduar i Partisë Demokratike i ka marrë pas një sërë konsultimesh me një sërë personash të cilët gëzojnë të drejtën për të dhënë mendimin e tyre.

“E kam treguar që kam aftesi vendimarrëse dhe befasuese. Ka qenë konsultimi me të gjithë ata që duan të kontribuojne me anëtarët, me kryetarë të kolegjit me dashamirës kështu që është e udhës ta japim edhe këtë model, konultimin.

Çdo vendim që është marrë deri tani prej meje në gjithë këtë vit është i konsultuar me të gjithë ata që kanë të drejtën për të folur”, tha Alibeaj.

LEXO EDHE: “E papajtueshme të çosh demokratët me logo tjetër”, Alibeaj thirrje kandidatëve të Primareve: Jeni të mirëpritur, me Berishën s’kam asgjë personale


Më shumë