Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj dhe Bardhi mbërrijnë në Presidencë, nis takimi me Begajn, ja çfarë po diskutojnë

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj dhe Bardhi mbërrijnë në Presidencë, nis takimi me

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga deputeti Gazment Bardhi, kanë mbërritur në Presidencë, ku po zhvillojnë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj.

Në këtë takim mësohet se po diskutohet mbi datën e zgjedhjeve vendore. Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Deputeti demokrat gjatë paradites së sotme u takua me ambasadoren e SHBA në  Tiranë, Yuri Kim, ku bëri me dije se kishin folur në lidhje me reformat e iniciuara nga PD, përfshirë edhe atë territoriale.

“Objekt i takimit ishin të gjitha ato reforma që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, deklaroi Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese