Hapësire reklamuese


Politikë

Alibeaj akuzon "Bardhin me shokë": Teatër i shëmtuar, janë palë me qeverinë

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj akuzon "Bardhin me shokë": Teatër i shëmtuar,

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas zhvillimeve të ndodhura këtë të martë, ku deputetët e opozitës, njëjtë si dhe herët e kaluara nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes së “Zgjedhores”.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj akuzoi kolegët demokratë se janë duke bërë teatër në bashkëpunim me qeverinë. Sipas deputetit demokrat, as “Rithemelimi” dhe as Partia Socialiste nuk duan që të ketë një Reformë Zgjedhore.

LEXO EDHE: Opozita detyron “Zgjedhoren” të kalojë online, të premten mbledhja e radhës

“U kërkoj ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që me shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Dua ta bëj të qartë që në fillim. Ajo që ndodhi sot, nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga një palë që nuk e do reformën zgjedhore. Një palë që e ka shndërruar mbledhjen në matje muskujsh.

Pala e mazhorancës ka treguar se është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar dhe se nuk e do një reformë të tillë. I vendos një perde dhe mur të madh publikut. Nuk ka asnjë lloj dyshimi për askënd. Arsyeja reale pse dy palët nuk e duan është sepse nuk duan propozimet tona që janë në interes të publikut, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës dhe Shqipëria një zonë elektorale. Të dyja palët që zhvillojnë këtë teatër nuk duan ta pranojnë. Qëndrimi i PD që në ditën e parë”, tha Alibeaj.

LEXO EDHE: Mbledhja e “Zgjedhores”, demokratët futen në sallë, mungon Alibeaj dhe Gjiknuri

Pasi deputetët e opozitës përsëritën të njëjtin skenar, duke bllokuar sallën dhe duke mos lejuar zhvillimin normal të kësaj mbledhje, është marrë vendimi që mbledhja e radhës të mbahet online.

Bëhet me dije se me dakordësinë e dy bashkëkryetarëve të këtij komisioni, Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit, mbledhja do të zhvillohet ditën e premte në datën 09.02.2024 në orën 10:00. Kjo mbledhje do të zhvillohet përmes mjeteve të komunikimit elektronik ZOOM.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese