Hapësire reklamuese

Rajoni

Ali Ahmeti takon përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini: Kriza institucionale në Maqedoni nuk duhet të kthehet në ndëretnike

Shkruar nga Newsbomb

Lideri i BDI, Ali Ahmeti ka takuar sot përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Frederika Mogherini.

Menjëherë pas takimit Ahmeti është shprehur në një deklaratë për mediat se kriza institucionale në Maqedoni nuk mund të kthehet në atë ndëretnike, ndërkohë Mogherini ka shprehur vlerësim për rolin e Ahmetit për krizën.

“Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike, dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona. Zonja Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë”, u shpreh Ali Ahmeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu