Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ali Ahmeti përshëndet mandatin e fituar nga deputeti shqiptar në Parlamentin serb

Shkruar nga Newsbomb
Ali Ahmeti përshëndet mandatin e fituar nga deputeti shqiptar në

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka përshëndetur rizgjedhjen e Shaip Kamberit, si i deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan dje, më 17 Dhjetor dhe Kamberi arriti të siguronte mandatin e dytë.

Shqiptarët e Luginës se Preshevës dëshmuan dje se pavarësisht ndasive politike mes tyre, ata u bënë bashkë për të dërguar përsëri Shaip Kamberin në Parlamentin e Serbisë. Ky veprim përshëndetet pikërisht dhe nga Ali Ahmeti.

"Shqiptarët e Luginës së Preshevës dëshmuan unitet jetik me pjesëmarrjen masovike në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe arritën të sigurojnë praninë e zërit të tyre në Kuvend. Përgëzoj deputetin Shaip Kamberi për mandatin e fituar duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në misionin e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Serbi.

Sigurimi i këtij mandati është fitore mbarëkombëtare. Përgjegjësinë për suksesin e këtij misioni demokratik dhe për ruajtjen e dinjitetit kombëtar kudo ku flitet shqip e kemi të gjithë ne bashkë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri. Qoftë i mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët drejt shtigjeve të përparimit", shkruan Ali Ahmeti, politikani lider i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti është ndër politikanët shqiptar më të njohur dhe më me ndikim në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi. Në vitet 1988/89 ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve duke sfiduar seriozisht regjimin e Sllobodan Miloseviçit.

Ai njihet gjithashtu edhe për ndikimin dhe rolin aktiv në ngjarjet e Kosovës. Në vitit ’86 Ali Ahmeti ka pasur rol kryesor ndërlidhjen e Kosovës me Evropën. Është ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni, ai ishte Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese