Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Ali Ahmeti për takimin Kurti-Vuçiç: Një marrëveshje sot në Ohër ndikon te stabiliteti në Ballkan

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti komentoi takimn e sotëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Ohër.

Ai u shpreh gjatë një interviste për “Euronews Albania” se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë drejtpërdrejtë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ky dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, i iniciuar nga dy vende tepër të rëndësishme të Evropës, nga Franca dhe Gjermania, i mbështetur pa asnjë hezitim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse Amerika është e interesuar për një Ballkan stabël, për paqe të qëndrueshme dhe për marrëveshje të arritshme që nuk dëmtohet asnjë palë, por as nuk reflekton dëme për rajonin e më gjerë në Ballkanin Perëndimor,” – u shpreh Ahmeti.

Më shumë