Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedonin e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku bëri thirrje që të rrëzohen akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute, që kërkon një raport vijues, lidhur me akuzat e paprovuara të Dick Marty.
Me anë të një postimi Ahmeti bën thirrje që gjithë të mbështesin iniciativën për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.
“Dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi. Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar. UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perendimore, njejtë sikur sot populli liridashës Ukrainas.Liria ka emër – UÇK!”, shkruan Ahmeti.