Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ali Ahmeti nuk humb takimin me Metën, pas plagosjes vizitohet në spital

Shkruar nga Newsbomb

Rrezikoi që të humbiste jetën në një aksident të frikshëm rrugor pikërisht duke shkuar për të takuar kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta. Por pavarësisht përplasjes me makinë në rrethinat e Tetovës, kreu i BDI, Ali Ahmeti ka mundur të takohet me kreun e LSI, edhe pse në rrethana të pazakonta.

Vetura me të cilën udhëtonte për në Shkup kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, për të takuar kryetarin e parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është aksidentuar, para pagesës rrugore në autostradën Shkup- Tetovë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sipas informacioneve të Alsat M, është lënduar lehtë, ndërsa raportohet se shoferi i tij ka plagë më të rënda.

 “Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhepse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë. Ju faleminderit të gjithë juve për kujdesin dhe dashamirësinë e shprehur, qofshi gjithëmone mirë ju dhe më të dashurit tuaj” tha Ali Ahmeti.

Sipas BDI, aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës shmangu përplasjen me makinat e tjera dhe u përplas me betonin e pikëpagesës rrugore. Gjithashtu shkak për aksidentin është shikueshmëria e ulët si pasojë e mjegullës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese