Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Ali Ahmeti flet për “Ballkanin e Hapur”: Nuk është ripushtim i Kosovës, gjërat merrini me gjakftohtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me nismën “Open Balkan”.

Në një intervistë për KosovaPress ai ka thënë se Kosova duhet të shohë interesin e saj personal dhe se kjo iniciativë nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet.

Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë,” është shprehur Ahmeti.

Më shumë




spot_img








spot_img