Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Alfred Peza komenton programet e PD dhe LSI: Do rikthejnë “ÇEKUN E BARDHË” dhe “PIRAMIDAT”, Basha dhe Kryemadhi do jenë si Vehbiu dhe Sudja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1506cbb0f8198e6a0143afd3870e947c

Sekretari për media i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka komentuar programin ekonomik të prezantuar nga Partia Demokratike.

Ai është shprehur se ky program ka si qëllim të sjellë edhe njëherë në Shqipëri dy dështimet më spektakolare për nga pasojat shkatërrimtare që kanë sjellë për ekonominë shqiptare në 30 vitet e fundit: “Çekun e bardhë” të Gramoz Pashkos dhe “firmat mashtruese piramidale” të Sali Berishës.

“Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk të zhgënjejnë kurrë, kur vjen puna tek mënyra, sesi ata kërkojnë ta qeverisin Shqipërinë e së ardhmes në raport me atë që kanë bërë partitë e tyre në të shkuarën. Programi ekonomik i PD në veçanti, por edhe ai i LSI nga ana tjetër, riciklojnë sot më 2021 dy dështimet më spektakolare për nga pasojat shkatërrimtare që kanë sjellë për ekonominë shqiptare në 30 vitet e fundit: “Çekun e bardhë” të Gramoz Pashkos dhe “firmat mashtruese piramidale” të Sali Berishës.

Pasojat që sollën këto “dy modele” që ofroi PD pas 1990, për zhvillimin e “kapitalizmit” shqiptar ishin shkatërrimtare. Zbatimi i doktrinës apo të ashtëquajturës “terapia e shokut”, i humbi shqiptarëve pas rrëzimit të komunizmit, të paktën 10 vite kohë për ndërtimin e sistemit të ri të pronës private dhe ekonomisë së tregut të lirë”, shkruan Peza.

Sipas tij, të ofrosh një program ekonomik si ai i PD, me një faturë financiare shtesë prej mbi 700 milionë eurosh në vit, në kulmin e pandemisë globale dhe projektit të rindërtimit nga tërmeti shkatërrimtar, është vetëvrasje.

“Të ofrosh një program ekonomik si ai i PD, me një faturë financiare shtesë prej mbi 700 milionë eurosh në vit, në kulmin e pandemisë globale dhe projektit të rindërtimit nga tërmeti shkatërrimtar, është vetëvrasje. Ajo që premtohet është thjeshtë një utopi, sipas stilit të të bërit politikë të Lulizm Bashës dhe Monika Kryemadhit, me parimin: Ta hajë kush ta hajë! E sapo ti kenë marë votot, me siguri që do të thonë me vete: “Oh çju gënjyem. Po kjo ishte loja more!”

Ato që janë premtuar në letër për çdo shqiptar, që nga bebet e sapolindura e deri tek pensionistët në fund të jetës së tyre, janë thjeshtë sa për fushatë elektorale. Nesër në realitet buxheti ynë modest, nuk mund ta lejojë në asnjë rast e në asnjë lloj rrethane sado e favorshme ekonomike që të jetë në të ardhmen, realizimin e tyre. Duke mos treguar se ku do të gjenden paratë për ta realizuar këtë program të ri ekonomik, liderët e opozitës sonë thjeshtë po i gënjejnë sot shqiptarët, siç bënë edhe para zgjedhjeve të 1992 me “çekun e bardhë” që do na sillte perëndimi kur shkatërruan çdo pasuri publike dhe në ato të 1996, që sollën shumë shpejt si pasojë vitin e mbrapshtë 1997”, thotë ai.

Peza shprehet se këto programe janë një përpjekje e thjeshtë për të rikthyer firmat piramidale, me ndryshimin e vetëm se vendin e Vehbiut dhe Sudes do e zënë Lulzim Basha dhe Monika Kryamdhi.

“Gjithkush e kupton që ky nuk është një program ekonomik. Është thjeshtë një përpjekje për të rikthyer edhe njëherë firmat mashtruese piramidale në Shqipëri. Me ndryshimin e vetëm, se Vehbiu dhe Sudja do të jetë vetë qeveria e Lulzim Bashës dhe e Monika Kryemadhit”, e përfundon shkrimin e tij Alfred Peza.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img