Si duket Alex Rodriguez nuk e ka kapërcyer ende ndarjen nga Jennifer Lopez dhe sidomos tani që ajo është e lumtur krah Ben Affleck.
Sipas “National Enquirer”, Rodriguez po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat dhe është një femër e akullt.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Alex dhe Jennifer para se të ndaheshin kishin humbur romancën dhe shkëndijat e tyre dhe rrallë kanë kaluar momente intime.
Madje, madje burimet shtojnë se çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, së në shtëpi flinin në dhoma të ndara.
“Rodriguez thotë se Jenn i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”, vazhdoi burimi duke shtuar se ata kishin humbur dhe besimin tek njëri-tjetri.