Moderatorja sportive Alesia Bami mund të bëhet pjesë e Big Brother Vip 3. Kjo pasi kohët e fundit kanë qarkulluar zërat se bukuroshja do të futet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri brenda pak ditësh.
Sakaq, vetë moderatorja nuk i ka mohuar këto zëra. E pyetur nga Edi Manushi për këtë gjë, ajo nuk dha një përgjigje shteruese, duke nxitur edhe më shumë aludimet se ky lajm është i vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Ed Manushi: Kur është data që do futesh në Big Brother se është folur shumë për ty?
Alesia Bami: Të shtunën thonë ëë? Çfarë nuk thonë, por ti mendove se shpëtove.
Ed Manushi: Unë kam përshtypjen që do hyjë, por nuk e di deri në fund të këtij edicioni.
Sondazh
Poll