Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

ALER Travel, kompania e vetme që uli në Rinas “charter-at” gjatë kulmit të pandemisë, flet administratorja Tatjana Bajraktari: Jemi një BRAND SHQIPTAR, turistët mbeten të mahnitur dhe rikthehen sërish në vendin tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ishte viti 2008, kur Tatjana Bajraktari dhe bashkëshorti i saj Bledi, pasi u zhvendosën nga Ukraina në Shqipëri vendosën të hapnin një biznes për të njohur turistët e huaj me bukuritë e vendit tonë. Tashmë kanë kaluar 13 vite dhe ALER Travel është kthyer në një nga operatorët turistik kryesorë në Shqipëri, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për turistët nga e gjithë bota. Falë një investimi dhe përkushtimi shumë të madh, ALER Travel i njeh turistët jo vetëm me bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe me kulturën tonë, këngët, vallet, kuzhinën dhe traditat shqiptare.

2 vitet e fundit kanë qenë të vështirë për turizmin, pasi pandemia COVID-19 uli ndjeshëm numrin e pushuesve jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Por ALER Travel ishte i vetmi operator turistik që vitin e kaluar, edhe në kulmin e pandemisë nuk i ndërpreu fluturimet “charter”, duke sjellë në Shqipëri turistë nga Ukraina dhe Bjellorusia, me avionin e fundit që u largua më 24 tetor. Por ALER Travel nuk u ndal me kaq, pasi filloi përpjekjet për ta shtrirë sezonin turistik në të gjithë vitin, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Edhe pse në kushte jo shumë të favorshme për shkak të COVID-19, ALER Travel arriti të sjellë me fluturime “charter” turistë nga e gjithë bota, të cilët vizituan disa qytete në rajon edhe në dimër, mes tyre Mavrovën, Dibrën e Madhe, Korçën dhe Pogradecin.

Këtë vit masat shtrënguese anti-COVID u hoqën nga qeveria, duke lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri. Më 25 prill u çel zyrtarisht sezoni veror, dhe ishte sërish ALER Travel që çeli sezonin turistik, me “charter-in” e parë që erdhi nga Ukraina dhe u ul në aeroportin e Rinasit. Këtë vit pritet një numër shumë herë më i madh turistësh nga jashtë vendit, me ALER Travel që do të jetë një partner kryesor për turizmin shqiptar, duke sjellë në vendin tonë turistët rusë, ukrainas dhe bjellorusë, të cilët njihen edhe si “turistët e luksit”, për shkak të shpenzimeve që bëjnë. Në një intervistë për newsbomb.al, administratorja Tatjana Bajraktari, u shpreh se ALER Travel pret në aeroportin e Rinasit 17 “charter-a” në javë, teksa shprehet se kompania bashkëpunon me hotelet më të mira në Shqipëri, të cilët plotësojnë disa kërkesa specifike të cilat i kanë turistët lindorë.

Intervistoi për newsbomb.al, Xhon Metaj:

Përshëndetje zonja Tatjana. 13 vite më parë së bashku me bashkëshortin tuaj themeluat ALER Travel për të njohur turistët e huaj me bukuritë e Shqipërisë. Sot pas 13 vitesh jeni kthyer në një nga operatorët turistik kryesorë në vendin tonë, por na tregoni pak, a ka qenë i vështirë fillimi?

Përshëndetje. Në radhë të parë ju faleminderit për interesimin tuaj për aktivitetin tonë. Po, është e vërtetë që kemi nje histori prej 13 vitesh, sa të lehtë kur bie fjala për mbështetjen e njëri-tjetrit në punë së bashku me bashkëshortin tim, po aq edhe të vështirë në fillim deri diku edhe më shumë sakrifica për të dhënë më të mirën në punë si dhe për të qenë gjithmonë në gatishmëri për dhënien sa më të kulturuar të shërbimit turistik.

2 vitet e fundit turizmi është ndikuar shumë nga situata me pandeminë COVID-19, cilat kanë qenë vështirësitë tuaja, edhe pse ju keni arritur të ulni disa “charter-a” në aeroportin e Rinasit?

Është e vërtetë që pandemia në të gjithë botën krijoi disa çrregullime dhe vështirësi në dhënien e shërbimit turistik. Edhe Shqipëria si shumë shtete në botë pati atë krizën turistike, të cilës do i duhen 2-3 vite që të normalizohet dhe të vazhdojë qetësisht shtimin e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Ajo që e ka ndihmuar ALER Travel të vazhdojë uljen e “charter-ave” turistikë nga lindja gjatë periudhës së pandemisë, është sepse ALER Travel është tashmë një markë, brend shqiptar, e cila ka edhe besueshmërinë nga partnerët e saj në lindje.

Ky besim dhe vazhdimësi e partneritetit është krijuar gjatë viteve, duke iu përgjigjur në çdo kohë dhe në çdo situatë partnerëve dhe turistëve që kanë vizituar dhe vazhdojnë të vizitojnë vendin tonë.

Diçka tjetër që e dallon ALER Travel si operator turistik shqiptar nga operatorët e tjerë turistikë që operojnë në tregun shqiptar, është sepse ALER Travel nuk është operator komisioner qe merr komision për dhënien e shërbimit turistik, por ALER Travel është operator turistik i cili përgjigjet për turistin dhe për dhënien e shërbimit turistik, duke filluar nga momenti i mbërritjes së turistit në aeroportin e Rinasit, përgjatë gjithë kohës që turisti ndodhet në Shqipëri dhe deri në përcjelljen e turistit në aeroport kur largohet. Kjo gjë vërtetohet edhe nga logoja e vetme ALER Travel që mbartin pjesëmarrësit e dhënies së shërbimit turistik. Me një fjalë, ju nuk shikoni asnjë logo te operatorëve partnerë të huaj në dhënien e shërbimit turistik në territorin e Shqipërisë, por shikoni vetëm një logo, atë të ALER Travel.

ALER Travel çeli sezonin turistik të këtij viti më 25 prill me “charter-in” e parë nga Ukrainë që u ul në Rinas. Si kanë qenë këto 2 muajt e parë të sezonit turistik dhe çfarë presim në gusht dhe shtator?

Është e vërtetë që ALER Travel më 25 prill ka qenë operatori i parë qe çeli sezonin veror turistik 2021.

Gjatë këtyre 2 muajve ka patur prurje të turistëve nga disa qytete të Ukrainës, nga kryeqyteti i Bjellorusise si dhe këtë vit kemi filluar dhe prurjen e turistëve me “charter-a” që vijnë nga disa qytete të Rusisë.

Për fat të keq, për arsye sanksionesh që iu vendosën kompanisë ajrore BjellAvia nga Bashkimi Europian, pati nje stopim të “charter-ave” që sillnim nga Bjellorusia, por që po punojmë për rinovimin e këtyre fluturimeve.

Në këtë moment që flasim, ALER Travel pret në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit një numër prej 17 avionësh “charter” në javë që fluturojnë nga Ukraina dhe Rusia.

Gjatë këtyre 2 muajve turistët e mbërritur kanë patur mundësinë të shijojnë bukuritë e Shqipërisë, vendet turistike të saj, kuzhinën e shkëlqyer si dhe destinacionet e ndryshme që ne i promovojmë dhe që pëlqehen shumë nga turistët tanë. Këta avionë do të vazhdojnë të fluturojnë deri nga fundi i tetorit.

Cilët janë hotelet kryesore me të cilët bashkëpunoni, ku akomodohen turistët e huaj?

Ne jemi operator turistik dhe për ne nuk ka hotele kryesore ose jo, sepse klienti kërkon kategori të ndryshme hotelesh. Turistët tanë i akomodojmë në ato hotele që i plotësojnë edhe disa kërkesa specifike të cilat i kanë turistët lindorë.

Ne i akomodojmë turistët në hotelet e linjës bregdetare duke filluar nga Shëngjini deri në Ksamil.

Cilat janë përshtypjet që u lë Shqipëria turistëve rusë, ukrainas apo bjellorusë, a ka patur raste që janë kthyer ta vizitojnë sërish Shqipërinë?

Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe me shumë histori, që e bën këtë vend shumë të vështirë për të mos patur interes në vizitimin e saj. Ne kemi shume vite qe reklamojmë Shqipërinë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe kemi patur shumë eksperienca që na kanë ndihmuar në përmirësimin e reklamës së kërkuar për Shqipërinë në këto vende.

Turistët që kanë vizituar Shqipërinë rikthehen përsëri, ka raste që edhe brenda një sezoni turistik ai mund ta vizitojë Shqipërinë edhe dy apo tre herë. Ata ngelin shumë të kënaqur dhe të mahnitur nga ajo që gjejnë kur vijnë në Shqipëri.

Duhet ta kuptoni se kjo është një “luftë” brenda Ballkanit për thithjen e turistëve.

Shqipëria si destinacion turistik pritës është në rritje, dhe kur rritet interesi për t’u vizituar, rriten njëkohësisht edhe kërkesat për dhënien e shërbimit turistik.

8bf8fe0006a41c5107d40be03a592c34

Tashmë ALER Travel është një partner shumë i mirë i turizmit shqiptar, por ku synon të shkojë kompania? A keni ndonjë projekt të ri për të tërhequr akoma edhe më shumë turistë edhe nga shtete të tjera?

ALER Travel është operator turistik që ka dhe një kompani tjetër që është ALER Group, pjesë e projektit për përmirësimin e dhënies së shërbimit turistik në Shqipëri.

ALER Group është kompani që ka në menaxhim nje grup zinxhir hotelesh nën logon ALER Group.

Krijimi i ALER Group ishte një kërkesë e kohës që na detyroi ta zbatojmë në realitet. Doja të theksoja se kjo kompani është jo më pak e sukseshme në konkurencën e hoteleve ne Shqipëri.

Projektet e këtyre dy kompanive janë gjatë gjithë kohës në azhornim, sepse në ditët e sotme mund të bësh plane, por gjithmonë duhet te jesh në gatishmëri për t’u bërë ball problematikave që mund të hasen, siç ishte dhe pandemia.

Ne mundohemi të flasim gjithmonë me gjuhën e veprave, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img