Zëdhënësi i qeverisë së re greke, Gavriil Sakellaridis ka prezantuar sot emrat e ministrave që do të ketë kabineti Syriza-ANEL. Kabineti i ri do të ketë 11 ministri, ndërkohë që në përbërje të tij nuk ka asnjë ministre femër.
Kryeministër do të jetë padyshim, Aleksis Tsipras, ndërsa zëvendës i tij është emëruar Giannis Dragasakis.
Ministrat e përzgjedhur vijojnë si më poshtë:
Ministër i Financave: Giannis Varoufakis
Ministër i Jashtëm: Nikos Kotzias
Ministër i Shtetit: Nikos Pappas
Ministër i Ekonomisë, Infrastrukturës, Turizmit dhe Marinës: Giorgos Stathakis
Ministër i Brendshëm: Nikos Voutsis
Ministër i Mbrojtjes: Panos Kammenos
Ministër i Energjisë dhe Mjedisit: Panagiotis Lafazanis
Ministër i Drejtësisë: Nikos Paraskevopoulos
Ministria e Punës dhe Solidaritetit Social: Panos Skourletis
Ministër i Shëndetësisë: Panagiotis Kouroublis
Ministër i Kulturës, Arsimit dhe Fesë: Aristidis Baltas