Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Aleksia, vajza e ministrit Peleshi me video “funny” për projektet e të atit, të Rilindjes Urbane: Kush nuk do të shohë, le të rrijë në errësirë (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ka publikuar në rrjete sociale një video në dukje serioze dhe shumë formale, por edhe me nota humori.

Ajo tregon projektet që kanë përfunduar nga Rilindja Urbane duke i dhënë shkëlqim vendit në shumë qytete që tashmë duken të transformuar.

Në video ajo ka publikuar disa foto para dhe gjatë 8 viteve të fundit 2013-2021 duke filluar nga Korça, te Durrësi e Tirana, për të cilat thotë se ndryshimi është i dukshëm dhe kush dëshiron të shohë e ka të qartë, ndërsa ai që dëshiron të qendrojë në errësirë, mund të qendrojë.

“Shqipëria është një vend me bukuri të mahnitshme për të cilën kontributin e parë e ka dhënë zoti, kontributin e dytë, atë të zhvillimit të territorit e ruajtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore e historike na takon ne. Për këtë të fundit falë programeve të riilindjes urbane, urbanizimi, hapësirat publike, sipërfaqet e gjelbra, parqe infrastruktuar sportive kanë transformuar qytetet e Shqipërinë tonë. Këtë video po e bëj për të treguar qasjen time kundrejt ndryshimeve që kanë pësuar qytetet e Shqipërisë vitet e fundit, gjë që dimë ta vlerësojmë të gjithë. E bardha është e bardhë, drita është dritë, errësira le të rrijë aty ku e ka vendin”, thotë Aleksia Peleshi në video.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img