Aleksandër Çipa  kritikon publikisht Aurela Gaçen për këngën e re: Na la shijen e zhargonit të Çoles, më trishton rënia në 'kovaçanën' e fjalë mballosjes

Publikuar tek: aktualitet, më 06:33 08-08-2020 Aleksandër Çipa  kritikon publikisht Aurela Gaçen për këngën e re: Na la shijen e zhargonit të Çoles, më trishton rënia në 'kovaçanën' e fjalë mballosjes Fotomontazh: Aurela Gace - Aleksander Cipa

Vetëm dy ditë më parë këngëtarja Aurela Gaçe publikoi videoklipin e këngës më të fundit të saj, të titulluar "Lento Lento", e cila u pëlqye nga ndjekësit e saj.

Por për këngën e fundit të këngëtares ka edhe kritika, të cilat vijnë nga gazetari Aleksandër Çipa, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe e ka kritikuar publikisht Aurelën për tekstin e këngës.

Çipa thotë se është e pakuptimtë që një artiste e madhe si Aurela Gaçe të bjerë në varfërinë e së thjeshtës pa përmabjtje, ndërsa shprehet se teksti i këngës së re i ka lënë shijen e zhargonit të Çoles.

Gazetari shprehet se e trishton rënia e këngëtares në "kovaçanën" e fjalë mballosjes, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe faktin që tekstet e këngëve shqipe janë futur në një krizë prej vitesh , pasi vetëm banalizohen.

Shkruan Aleksandër Çipa: E madhe Aurela e Vlores sime!

E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe!

Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.

Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.

Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.

Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te " lento- lento-s", do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne " kovaçanen" e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012576818466187
array(1) { ["section"]=> string(155) "aleksander-cipa-kritikon-publikisht-aurela-gacen-per-kengen-e-re-na-la-shijen-e-zhargonit-te-coles-me-trishton-renia-ne-kovacanen-e-fjale-mballosjes-216456" }