Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Aleksandër Biberaj bën deklaratën e FORTË: Rama mund të shkojë deri të vrasjet për arsye politike!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha, dy ditë më parë në protestën e opozitës.

Ai bëri një deklaratë të fortë gjatë një interviste në “News24”, ku paralajmëron se kryeministri Edi Rama me këtë qeveri, sipas tij të mbështetur nga bandat kriminale, mund të shkojë deri te vrasjet për arsye politke.

Biberaj: Ishte incident i turpshëm që nuk i shkon Shqipërisë së 2022-shit. Përpos acarimit në politikë, gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Nuk është problemi se Rama e ka urdhër, por e ka nxitur. Nëse nuk reagojmë, situata do të dalë jashtë kontrollit.

Ajo situatë që u krijuar do të kthehet në bumerang. Shkaktari është Edi Rama, që ka 10 vite në qeverisje. Nuk mund t’i justifikojë askush. Është luftë ndaj opozitës, ndaj medias, ndaj bizneseve të ndershme, për t’i shërbyer një grupi oligarkësh që nuk janë më shumë se 10 persona. Janë një sërë ngjarjesh shkak-pasojë.

Rama po synon ta blejë opozitën, apo ta përçajë, siç bën një grup mafioz. Unë mbetem për një revolucion. Ka ardhur momenti që ta përmbysim dhe t’i vëmë gishtin kokës. Duhet shkuar me një qeverisje tjetër. Me çdo mjet, me çdo çmim, ky do larguar nga pushteti. Kjo që ndodhi, do ketë agravim situate. Ky mund të vazhdojë me vrasje politike. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ka grupe kriminale të kontrolluar nga qeveria. Jemi në fije të perit për qëndrueshmëri stabiliteti.

Më shumë


spot_img









spot_img