Hapësire reklamuese

Bota

Alec Baldwin thyen heshtjen pasi vrau aksidentalisht kineasten: Jam i tronditur dhe i shokuar, po bashkëpunoj me policinë…

Shkruar nga Newsbomb
Alec Baldwin thyen heshtjen pasi vrau aksidentalisht kineasten: Jam i tronditur

Aktori Alec Baldwin ka thyer heshtjen pasi qëlloi dhe vrau aksidentalisht me armë në xhirimet e filmit të tij kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

Alec Baldwin është shprehur përmes një postimi në Twitter se ndihet i pikëlluar dhe nuk gjen fjalët e duhura për të përshkruar dhimbjen e madhe pas ngjarjes së rëndë.

“Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege jonë e admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi”, shkruan Baldwin.

Postimi i plotë:

"Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege jonë e admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi. Jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën", tha ai në Twitter.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.