Akuzat kundër aktorit të njohur amerikan, Alec Baldwin për të shtënat fatale të filmit “Rust” janë rrëzuar.
Mbi regjisorin, binin dy akuza për vrasje të pavullnetshme pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins, 42 vjeç, në setin e filmit Western në New Mexico në tetor 2021.
Ai ishte duke praktikuar kur arma qëlloi, duke goditur kineasten dhe regjisorin Joel Souza, i cili mbeti i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa akuzat kundër Baldwin janë duke u hequr, çështja dhe përfshirja e tij mund të shqyrtohen në të ardhmen , nëse akuzat kundër të pandehurit dhe Hannah Gutierrez-Reed, nuk pastrohen.
“Ne jemi të kënaqur me vendimin për rrëzuar akuzat në çështjen kundër Alec Baldwin dhe inkurajojmë një hetim të duhur mbi faktet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik,” thanë në një deklaratë Luke Nikas dhe Alex Spiro, avokatët e aktorit.