Hapësire reklamuese

Bota

Aleati i ngushtë i Putinit bën deklaratën e FORTË: Nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore, Rusia do të bombardojë këtë QYTET  

Shkruar nga Newsbomb
Aleati i ngushtë i Putinit bën deklaratën e FORTË: Nëse

Aleati i presidentit rus, deputeti dhe gjenerali Andrey Gurulyov, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit të mbrojtjes të parlamentit rus, tha se në rast se do të shpërthente Lufta e III Botërore, kryeqyteti i parë europian që do të bombardonte Moska është Londra.

Sipas tij Rusia nuk do të synojë as Varshavën, Parisin apo Berlinin, por do të bombardonte me raketa Londrën.

“The Mirror” shkruan se 54 vjeçari, aleta i ngushtë i Putinit,  tha se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar që Perëndimi të bllokonte enklavën ruse të Kaliningradit.

Një veprim i tillë do të nxiste klauzolën pesë të NATO-s, si dhe  Luftën e Tretë Botërore.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror,” tha gjeneral-lejtnant Gurulyov, një komandant i lartë që tani përfaqëson Rusinë e Bashkuar, partinë kryesore politike pro-Vladimir Putin.

“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini”,  shtoi gjenerali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese