Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Aleati i ish-presidentit Trump, Steve Bannon akuzohet për shpërfillje të Kongresit: Nuk dëshmon për trazirat e 6 janarit në Kapitol

spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të premten akuza ndaj Steve Bannon, një aleat i vjetër i ish presidentit amerikan, Donald Trump, për shpërfillje të Kongresit, pasi ai sfidoi një fletëthirrje të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Departamenti i Drejtësisë tha se Steve Bannon, 67 vjeç, akuzohet për refuzimin e paraqitjes për deponim dhe për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të fletëthirrjes së komisionit. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mund të dilte para gjykatës.

Aktakuza u ngrit pak pasi ish shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, kundërshtoi të premten një fletëthirrje të ngjashme nga komisioni. Kryetari i komisionit, ligjvënësi Mississippi, Bennie Thompson, tha se ai do të rekomandojë akuza për shpërfillje kundër zotit Meadosws javën e ardhshme.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se akuza kundër zotit Bannon pasqyron “përkushtimin e palëkundur” të Departamentit të Drejtësisë për të siguruar që departamenti t’i përmbahet sundimit të ligjit.

Avokati i zotit Bannon nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi që kërkonte koment prej tij.

Kjo nuk është hera e parë që Steve Bannon përballet me ligjin. Në muajin gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua nën akuzat se së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij grabitën donatorët, duke u përpjekur të financonin një mur në kufirin jugor. Ish presidenti Trump më vonë e fali zotin Bannon në orët e fundit të presidencës së tij. /VOA

Më shumë


spot_img









spot_img