Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Aleati i Bashës zbulon planin në Kavajë: Përballja është e pashmangshme…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve në Neës 24 foli për protestën e opozitës në 7 Maj në Kavajë, duke e cilësuar atë një “pritë” të nevojshme që i bëhet procesit.

“Përballja me opozitën është e pashmangshme, ka ardhur ora të ketë një pritë. Në Kavajë parashikoj një proces jo normal, pasi jemi në një situatë jo normale, në një krizë të thellë politike”,- tha Ndoka.

Kreu i PDK-së, paralajmëroi kryeministrin se duhet të tërheqë kandidatin e tij në zgjedhjet e Kavajës, Klodjan Shehin dhe të lërë axhendën e përplasjeve dhe muskujve, pasi siç tha, kjo është një aventurë e tij.

“Rama të këtë kurajo, po luan rolin e shahistit, po vë bast për fatin e Shqipërisë dhe të opozitës, është i rrezikshëm. Axhenda e tij janë përplasjet dhe muskujt. Ndaj edhe në Kavajë besoj se zoti Rama duhet ta kursente këtë aventurë, ta tërhiqte kandidatin”,- sqaroi Ndoka.

E ndërsa pret që kryeministri të reflektojë, Ndoka tha se në Kavajë ka për të dështuar. “Do ikë me bisht ndër shalë”.

Më shumë

spot_img