Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Aleati i Bashës: Meta mund të tërheqë levën dhe LSI të pengojë marrëveshjen e re Rama-Basha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nuk e hedh poshtë mundësinë për një marrëveshje të re mes kryeministrit Edi Rama dhe kyeopozitarit Lulzim Basha, por thotë se aleatët e PD-së nuk mund të mbeten jashtë kësaj marrëveshje të re që ka në thelb zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, siç ndodhi me marrëveshjen parazgjedhore.

Ndoka ka lënë të kuptohet gjatë një interviste në emisionin “45 Minuta” se LSI-ja është parti që kontrollohet ende nga presidenti Ilir Meta. Madje Ndoka shtoi se Meta mund të përdorë “levën” e Presidentit të Republikës për të penguar një marrëveshje të re Rama-Basha.

Deklarata e Ndokës në Report TV:

LSI është një parti presidenciale. Meta me qetësinë e tij, si president mund ta tërheqë edhe këtë levë.

Një marrëveshje të re po sot mund ta pengojë LSI. Mund të interferojë nëse ai nuk është pjesë e kësaj marrëveshje.

Edhe ne sot që jemi në parlament nuk mund të jemi jashtë kësaj marrëveshje. Sepse nuk e ka luksin as zoti Basha që të nënshkruajë një marrëveshje duke lënë jashtë aleatët e tij. Shtoi kësaj edhe pjesën e presidentit të republikës. Është një institucion që ka peshën e vet.

Më shumë




spot_img








spot_img