Hapësire reklamuese

Politikë

Aleati i Bashës i zhgënjyer: Nuk po shohim asnjë provë të masakrës elektorale. Pse s’na ke ftuar nesër në mbledhje?

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, pjesë e koalicionit të PD në zgjedhjet e 25 Prillit është shprehur mjaft i zhgënjyer nga kreu demokrat.

Ai thotë se deri tani nuk ka asnjë provë të masakrës elektorale për të cilën po trumbetohet kaq shumë, ndërkohë që të gjithë presin.

Mirëpo atij s’i del e keqja dhe tjetërkund, teksa kuptohet se është zhgënjyer edhe për faktin se Basha nuk ka thirrur asnjë aleat nesër në mbledhjen e orës 17:00 në selinë e PD.

Shënimi i plotë i Arian Starovës

Sot, klima politike duket teper e nxehte ne kampin e qendres se djathte dhe kjo eshte dicka krejtesisht e aresyeshme.

E djathta ka humbur per te disaten here.

E djathta ka ngritur akuzen per nje "masaker" mbi zgjedhjet e fundit.

Deri tani fatkeqesisht, nuk po shohim asnje prove te "masakres", megjithese te gjithe mendojme se zgjedhjet jane vjedhur.

Neser, Keshilli Kombetar dhe Kryesia e PD-se mblidhen per te diskutuar mbi kete "masaker" dhe asnje nga aleatet nuk eshte thirrur te jete pjesmarres.

Eshte e qarte qe neser vetem do te thuhet se nuk i njohim zgjedhjet, por kjo do te jete nje deklarate e njeanshme dhe e pavertetuar. Logjikisht, mbetet te thuhet edhe se demokratet nuk do te marrin pjese ne legjislaturen e re.

Pyetja qe shtrohet eshte: Ku po shkon e djathta ? Per ku eshte duke i udhehequr mbeshtetesit e saj ? A eshte e sigurte se nuk po gabon ? A eshte e sigurte se do te kete perkrahjen e aleateve nderkombetare ?

Pervoja politike historike na meson se, sa here qe nje force politike e gjen vehten ne rrethana te tilla, ajo e vazhdon betejen politike duke filluar me ndryshimin e vetvehtes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.