Aleatët në listat e PD për deputetë, Bardhi: Do bëjmë marrëveshje transparente me ta, rezultatet do përcaktojnë kandidatët

Publikuar tek: politike, më 21:38 30-09-2020 Aleatët në listat e PD për deputetë, Bardhi: Do bëjmë marrëveshje transparente me ta, rezultatet do përcaktojnë kandidatët Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka thënë mbrëmjen e sotme se selia blu do të bëj një marrëveshje transparente me partitë aleate, për kandidatët për deputetë.

“20% e kuotës që ka Kryesia e partisë është për kandidatët e partisë Demokratike, partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD-në dhe mbi bazën e rezultateve të negociatave do të përcaktohet nëse do të kenë vend kandidatët e tyre në listat e PD-së. Koalicioni opozitar në Shkodër dhe Shqipëri do të jetë fitues”, u shpreh Bardhi.

Nga Shkodra ku ndoqi nga afër procesin e votimit të kandidatëve për deputetë nga lista e PD, Bardhi tha se të gjithë të zgjedhurit do punojnë bashkë për të siguruar një fitore të thellë.

“Edhe në Malësi të Madhe edhe në Shkodër u konfirmuan të gjithë kandidatët. Kjo tregon frymë bashkimi, gara e brendshme përfundoi, sot secili prej kandidatëve do të jenë të gjithë bashkë për t’i siguruar fitoren e thellë PD-së në qarkun e Shkodrës. Lista e konfirmuar sot përmban personalitete”, përmbylli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-anëtarja e kryesisë së PD sulmon Bashën: Po bën çfarë të dojë me Kryesinë, mos e pranoni këtë tallje! (Replikat me ish-deputetetn e PD)
Ministrja Denaj: Me paketat tona biznesi i vogël mori më shumë se sa premton PD »
Article Logic
Execution time: 0.013432025909424
array(1) { ["section"]=> string(126) "aleatet-ne-listat-e-pd-per-deputete-bardhi-do-bejme-marreveshje-transparente-me-ta-rezultatet-do-percaktojne-kandidatet-222269" }